Gecaj: E vetmja ushtri e rrezikshme në rajon është ajo e Serbisë

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur deklaratave të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se e vetmja ushtri e rrezikshme në rajon është ajo e Serbisë.

Gecaj tha se Ushtria e Kosovës do t’i përkasë të gjithë qytetarëve të saj dhe, për dallim nga praktikat e së kaluarës e ushtrisë së Serbisë, do të ketë kryekëput karakter mbrojtës

“Marko Gjuriq ju paska ankuar ambasadorit Kinez se na qenka ‘ rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë’. Tanimë koha ka provuar se e vetmja ushtri e rrezikshme në rajon z. Gjuriq është ajo e Serbisë. Ushtria e Kosovës do t’i përkasë të gjithë qytetarëve të saj dhe, për dallim nga praktikat e së kaluarës e ushtrisë së Serbisë, do të ketë kryekëput karakter mbrojtës. Prandaj, askush nuk ka nevojë të frikohet nga një ushtri e tillë, ushtri e cila gjithsesi se do të themelohet, por që do të funksionoi sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare, e të aplikuara nga shtetet mike e demokratike të NATO-s”, tha Gecaj.

Ndryshe, drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me ambasadorin kinez në Beograd, Li Manchang, të cilin e njoftoi me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjuriq gjatë takimit e ka konsideruar si të “rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme