Vendimi për çmimin e rrymës, javën e ardhshme

Gazetare: Andrea Cobanova

53 euro për megavat orë është çmimi që kanë ofruar termocentralet shtetërore në tenderin e publikuar nga furnizuesi Universal EVN HOME. Çmimin e rrymës së prodhuar EMV do ta shesë deri në fund të këtij viti. Ndryshe nga oferta e vitit të kaluar, çmimi i ri është 5,3 për qind më i ulët se ai aktual, sqaron EVN.

“Në tenderin e sotëm për blerjen e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve, për periudhën korrik-dhjetor 2023 është pranuar vetëm një ofertë nga SHA EMV. SHA EMV i ofroi EVN Home çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike prej 53 euro për megavat orë. Komisioni Rregullator i Energjisë, do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike në periudhën e ardhshme dhe do të varet nga disa parametra hyrës”, thanë nga EVN Home.

Ndonëse organi rregullator ende nuk ka marrë vendim se cili do të jetë çmimi i ri, kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk do të ketë rritje.

Unë mund t’i siguroj qytetarët se nuk do të ketë shok në çmim, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, dhe tashmë kemi burime të caktuara financiare në buxhet për masat kundër krizës që do ta ndihmojnë EMV-në, deklaroi Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Komisioni rregullator tashmë ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet çmimi i ri i energjisë elektrike. Të gjitha llogaritjet e dorëzuara nga MEPSO, MEMO dhe EVN Home duhet të analizohen, duke përfshirë kostot e kompanive që i kanë raportuar në KRRE. Ajo që dihet me siguri është se nga 1 korriku qytetarët do të paguajnë TVSH, me rritje prej 18 për qind. Tarifa e lirë e premtuar nuk do të fillojë nga i pari, sepse EVN-së i duhet më shumë kohë për t’i rregulluar të gjithë njehsorët elektrik në vend. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme