Hasani demanton Ganiun, thotë se nuk e ka kërcënuar

Muharrem Hasani, ka hedhur poshtë akuzat e Visar Ganiut, i cili para pak orësh denoncoi në polici Hasanin për kërcënim, shkruan Alsat.

Hasani ka thënë se i demanton shpifjet e Visar Ganiut, për kërcënime nga ana e tij.

“I indinjuar që njerëzit, të cilët kanë përfituar gjithçka nga Ali Ahmeti dhe BDI, me përkrahjen dhe kontributin e të gjithë neve ndër vite, janë tjetërsuar dhe po dalin kundër çdo gjëje që kanë mbështetur për 21 vite me rradhë, ndërkohë që tash – përnjëherë, kundërshtojnë dhe shpifin për ata, nga të cilët kërkonin mbështetje në çdo cikël zgjedhor.
I zhgënjyer, por jo edhe i dëshpëruar, I DEMANTOJ në tërësi shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana ime.
Keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë.
Shpifjet dhe njollosjet qofshin në nderin e tyre, nëse ju ka mbetur pak ndër!

P.S. Deklarata e Visarit se, qenkam i zgjedhuri i Ali Ahmetit për Degën e Butelit, më nderon, megjithëse vjen nga një person që s’ka më pikë nderi!”, ka shkruar Hasani në Facebook, pas publikimit të videos ekskluzive të ALSAT. /Alsat.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme