Vello e Arbanës në dasmë plotë 50 mijë euro?
Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore.
Armandi tha se fustani që Arbana veshi në dasmën e saj ishte dhuratë nga ai dhe bashkëshortja e tij Marcela, pasi ishte gjëja më e mirë që ata mund ti jepnin.
Ai nuk tregoi sakt se sa ky fustan ka kushtuar, por tha se do mbetet një kujtim i bukur.