Prigozhin reagon për herë të parë që prej rebelimit ndaj Putinit

Themeluesi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka reaguar për herë të parë pas rebelimit dhe tensioneve të ngritura me liderin rus, Vladimir Putin.

Ai thekson se qëllimi i rebelimit ishte shmangia e shkatërrimit të grupit Wagner.

 Yevgeny Prigozhin pretendon se grupi mercenar ishte i detyruar të shpërbëhej më 1 korrik.
Ndërkohë, pas rebelimit 24 orësh të mercenarëve të Wagner, që sfidoi si kurrë ma parë pushtetin e Putinit, dhe që kishte si qëllim kryesor largimin e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ky i fundit shfaqet në një video teksa inspekton trupat e Moskës të përfshira në operacionin ushtarak në Ukrainë.

Shoigu, i cili duket i qetë, shfaqet fillimisht në një avion së bashku me një koleg, e më pas teksa dëgjon raportimet e një komande ushtarake.

Nuk është ende e qartë kur dhe ku është zhvilluar vizita, por ajo është një sinjal i qartë se Shoigu vazhdon të ketë mbështetjen e Putin.

Gjatë kryengritjes së shkurtër, ku mori kontrollin e zyrave ushtarake në Rusinë jugore, Prigozhin kërkoi që Shoigu dhe Shefi i Shtabit të forcave të armatosura, Valeri Gerasimov, t’i dorëzoheshin atij, në mënyrë që të rivendoste drejtësinë, siç u shpreh. ‘/A2CNN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme