Përmes një InstaStory reperi Mozzik e ka uruar festën e Kurban Bajramit krahë të dashurës së re.
Artisti ka postuar një fotografi ku shihet dora e saj në këmbën e Mozzik dhe dora e tij teksa ka shkruar:
”Urime Bajrami. Edhe do ditë pe shtyjmë qeshtu pa unaza”.
Si duket çifti janë në përgatitjet e fundit për ta kurorëzuar dashurinë e tyre, shkruan kosovarja.
Mozzik po e mbanë të fshehtë partneren e re teksa fansat po aludojnë se mund të jetë ish gruaja, Loredana Zefi me të cilën ka edhe një vajzë, Hana.