Këngtarja e njohur Filloreta Raçi- Fifi u bë nënë për herë të parë në muajin prill.
Ajo vendosi që djalin ta sjell në jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku qëndroi javët e para të lindjes së djalit.
Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi u bënë prindër të një djali – Theo Mal Patushi, përcjell ORAinfo.
Mirëpo, Fifi tashmë është rikthyer në Tiranë dhe këtë e zbuloi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
E pas kthimit në Shqipëri, Fifi ka nisur të rikthehet nëpër koncerte dhe ndeja.
Ajo se fundmi ka publikuar disa imazhe ku shfaqet super joshëse.
‘E omel si hallva’, ka qenë përshkrimi qe Fifi i ka bërë këtyre imazheve ku shfaqet mahnitëse. /ORAinfo/