Ahmetajt mik dhe me Zoton, dalin bisedat: Ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë atij dhe i dal unë në telefon

Arben Ahmetaj kishte miqësi të ngushtë jo vetëm me Mirel Mërtirin por edhe me Klodian Zoton.

Kjo gjë është provuar në 2017, ku Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal dhe ka urdhëruar përgjimim telefonik.

Nga dosja e dërguar në kuvend rezulton se me dt 05.09.2017 në orën 16:38 Mirel Mërtiri nga numri në përdorim të shtetasit Klodian Zoto, i telefonon numrit 069609xxxx që i përket shoferit të familjes së Arben Ahmetajt.

Këtij të fundit i kërkojnë që të lajmërojë Arben Ahmetaj se i është thyer telefoni.
520… : O Zoto
456: O gono
520: Çfarë bën?
456: Klodi jam, Klodi
520: E Klodi je o vlla?
456: E ça bëre ti lale?
520: Mirë
456: Ore se kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s’më kap
520: Të të marri këtu?
456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon
520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni
456: E mirë vëlla, mirë.
456: Si ka qenë ai?
520: Mirë po ja është në mbledhje, se kam takuar fare që nga ora 11
456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?
520: Po mirë, içik presion rrugës u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.

456: po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?
520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme