Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është shprehur se Ahmetaj është një nga personat me të cilin ka komunikuar më shumë nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Rama në komunikimin publik ka lëshuar Arben Ahmetajn dhe i ka ndërsyer atij SPAK-un publikisht
“Arben Ahmetaj nuk është një njeri i largët, ai është bashkëpuntori im më i ngushtë në këto vite, nuk më takon mua të them nëse ai është fajtor apo i pafajshëm por ndryshe nga ai rast i disa viteve më parë kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, në këtë rast kërkesa e prokurorisë duhej të miratohej.
Në ato vite ajo na erdhi si një gazetë ku nuk faktohej asgjë kësaj hera a dha dyshime të mjaftueshëm dhe një dosje voluminoze hetimore, në mos e provoftë fajësinë e deputetit çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata ajo dosje ka dyshime të mjaftuese për të mos ndalur autorizimin kërkuar nga SPAK për kuvendin.
Këtu mbyllet çdo gjë me këtë rast dhe i takon drejtësisë deri në fund në është një rast fajësie apo një rast pafajësie, më duket e udhëz ti vendos disa pika mbi i për këtë rrugë që vazhdon me besimin e shqiptarëve.”- është shprehur Rama në komunikimin virtual në rrjetin social.
Komunikimi i sotëm i kryeministrit ishte në vazhdën e të gjitha komunikimeve të tij gjithmonë kur laku ngushtohet rreth tij.
Lëshon bashkëpunëtorët dhe kërcënon drejtësinë.