Sipas gazetës greke bëhet e ditur se autorët që vranë 39 vjeçarin nga Shkupi dhe plagosën një tjetër 45 vjeçar ,kanë qenë me motoçikletë informon Tetovasot.

Sulmi i përgjakshëm me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotit dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, informon gazeta greke protothema.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët mësohet se ishin me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë një 39-vjeçar, i cili është një biznesmen, pronar i një kazinoje në Shkup, ndërsa mbeti i plagosur një shoku i tij 45-vjeçar, i shtruar në spitalin e Poligiros. Burimet raportojnë se tre muaj më parë ishte vrarë edhe një shok i viktimës.