Betimi i Ballës si ministër/ Çuçi dhe Gjiknuri nuk shkojnë në ceremoni

y ditë pasi mori miratimin nga Kuvendi, Taulant Balla u betua sot para Presidentit të Republikës si Ministër i Brendshëm.

Ceremonia nisi në orën 11:00 dhe të pranishëm ishin kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, si dhe disa prej deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, grup të cilin Balla e drejton prej vitesh tashmë.

 Në ceremoni ra në sy mungesa e paraardhësit të tij, Bledi Çuçi apo e Sekretarit të Përgjithshëm të selisë rozë, Damian Gjiknuri.

Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re.

Taulant Balla është njeriu më i akuzuar dhe më i dyshuar për lidhje me krimin e organizuar. Para pak ditësh, opozita publikoi të gjitha akuzat dhe lidhjet e tij me bandat.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme