WhatsApp thuhet se po sjell një veçori të re të fokusuar në privatësi për anëtarët e një grupi të krijuar në aplikacion.
Funksionaliteti i ri që u tha më parë se ishte në testim, do t’i lejonte përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen ndonjë grupi.
Funksioni i quajtur “privacy number of phone”, thuhet se është i disponueshëm për të gjithë testuesit beta të Android dhe iOS.
Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në biseda dhe të tregojnë reagimet e tyre ndaj mesazheve duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë të komunitetit.
Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit./ Panorama