Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se është arrestuar shkupjani Q.D., i cili kërkohej me fletë-arrest, për vuajtje të dënimit prej një viti në burgun e Shkupit.
“Dje, rreth orës 23:00 në bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar-Seksioni i Hetimeve, në koordinim me nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë e kanë arrestuar personin Q.D. (36) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhër-arrest qendror në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin MPB-së.