VMRO-ja kundër ndryshimeve kushtetuese, BESA insiston në heqjen e 20%

Gazetar: Mefail Ismaili

VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën diktatin e Bullgarisë. Ajo këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në takimin me tre zyrtarët e lartë shteteve të BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Polonisë. Sipas VMRO-së, shumica parlamentare është e vetëdijshme se nuk ka dy të tretat për të bërë ndryshimet kushtetuese për të cilat nuk ka konsensus nacional dhe të cilat bëhen me imponim të Bullgarisë.

“Po për BE-në por jo për shantazhet nga ana e Bullgarisë të cilët nuk ofrojnë asnjë siguri se procesi i integrimeve evropiane nuk do të bllokohet përsëri për çështje irracionale të cilat Bullgaria duket se ende i ka ndaj Maqedonisë”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli tha se BDI dhe ASH nuk kërkojnë që pjesë e ndryshimeve Kushtetuese të jetë edhe heqja e 20% për gjuhën shqipe. Ai tha se opozita shqiptare do të insistojë deri në fund në heqjen e 20%.

“Ajo që e shoh në takimet zyrtare me diplomat të huaj, kur ka të bëjë me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, ata këtë çështje nuk e trajtojnë. Kur jemi në takime zyrtare me diplomatë të huaj ata kurrë nuk e kanë ngritur çështjen e 20%, thjeshtë bisedojnë për ndryshimet kushtetuese, mirëpo çështja e 20% nuk ka qenë pjesë e debatit të tyre. I vetmi që këtë çështje e kemi ngritur edhe në takime me diplomat të huaj është Lëvizja BESA”, tha Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

Nga Aleanca për Shqiptarët publikisht në disa kryetari i saj Taravari ka thënë ndryshimet kushtetuese do të kushtëzohen me heqjen e 20 përqindëshit nga kushtetuta.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi iu shmang pyetjes për heqjen e 20% dhe vendosjes së gjuhës shqipe në Kushtetutë, duke e lidhur çështjen e 20% me Rusinë.

Kur jemi tek ndryshimet kushtetuese, opozita shqiptare insiston në 20%. A diskutohet të jetë pjesë e ndryshimeve të ardhshme kushtetuese, sepse fakti që nuk diskutohet tregon atë se ne në Evropë do të shkojmë me gjuhën e 20% dhe jo me gjuhën shqipe. E para dhe e dyta, ku ka praktikë tjetër në Evropë që një gjuhë e një populli, në këtë raste gjuha më e lashtë në Evropë të quhet 20%?

“Partitë politike shqiptare duhet ti përgëzojë për momentin për arsye se janë treguar gjatë gjithë procesit në vazhdimësi konstruktiv për rëndësinë e këtij procesi dhe çfarëdo arsyetimi për të kushtëzuar, bllokuar, frenuar procesin euro-integrues, do të ishte shërbim, për Rusinë dhe për Levicën… 20% i shkon në shërbim Rusisë? Shkon në favor të Rusisë dhe një partie politike e quajtur e Majta apo Levica e cila është anti SHBA, Anti NATO, anti-BE”, deklaroi Arbër Ademi, BDI. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme