Luanesha që po terrorizon Berlinin dyshohet se është e klanit famëkeq

Policia gjermane po vazhdon kërkimet për të kapur një luaneshë të arratisur, e cila mendohet se gjendet në jug të Berlinit.

Qindra oficerë janë përfshirë në këtë operacion, ndërsa të pranishme janë edhe forcat speciale.

 Për herë të parë në kërkim është angazhuar edhe mjeti i blinduar ‘Survivor’, që përdoret zakonisht në operacionet anti-terror. Po ashtu po përdoren edhe helikopterë dhe një flotë me dronë.

Policia ka lajmëruar banorët se kjo nuk është një shaka, pasi luanesha është e vërtetë dhe e rrezikshme.

Por misteri mbetet se kujt i përket kjo kafshë.

Asnjë kopsht zoologjik nuk ka raportuar për ndonjë kafshë të arratisur.

Sipas medieve gjermane, në këtë zonë të Gjermanisë janë të paktën 23 luanë që mbahen privatisht.

Si për ta komplikuar më shumë historinë, Firas Remmo, djali i liderit të klanit famëkeq Remmo, postoi një mesazh ku thotë se kafsha i përket atij.

Ai ka kërkuar që të mos e vrasin, por që ta ndihmojnë për ta kthyer në rrethimin e saj.

Klani Remmo, i drejtuar nga Issa Remmo, është një bandë e krimit të organizuar, që mendohet se ka kryer të paktën 1 mijë krime në Gjermani, kryesisht grabitje spektakolare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme