Naim Miftari ‘godet’ me emra ish-pushtetarët: Ja kush bashkëpunoi me Radoiçiqin e Veselinoviqin

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar tensionimin e situatës në veri të Kosovës, tash e sa muaj.

Ai duke folur për veriun e Kosovës, thotë se Serbia atë pjesë e ka llogaritur si territor të saj.

E këtë sipas tij, nën heshtje ia kanë lejuar KFOR-i francez dhe politikanët e korruptuar të Kosovës.

“Disa prej politikanëve si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku ishin edhe nëpunës të shërbimit sekret francez DGSE që nga viti 1998 e këndej”, thotë Miftari.

Miftari thotë qeveritë e kaluara ishin të varura prej Listës serbe, teksa kishin edhe biznese në veri të Kosovës, të cilët kanë bashkëpunuar me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.

“Sa i përket retorikës së Vuçiqit, e cila nuk dallon shumë nga retorika e opozitës së Kosovës dhe e Edi Rames, është e kuptueshme pasi deri më sot qeveritë e Kosovës, përpos që ishin të korruptuara ishin edhe të varura nga votat e Listës Serbe dhe nga bizneset që politikanët e Kosovës i kishin në veriun e Kosovës, duke bashkëpunuar ngushtë me bandat e Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, që nga vjedhja e transportit të xehes së Trepçës, shtrimi i rrugëve, ndërtimi i ndërtesave kolektive serbe në veri, kontrabanda e armëve, e drogës, e cigareve, alkoolit, e barnave e prodhimeve kimike, e deri te tregtia me imigrant”, thotë Miftari

Ish-agjenti shprehet se, ankesat e Vuçiqit janë gënjeshtra, që kinse është bë dhunë e spastrim etnik të serbëve, dhe këto ai shton se i dinë mirë NATO, KFOR, EULEX, BE dhe Amerika, që janë deklarata, gënjeshtra të Serbisë.

“Mos të harrojmë se pastrimi i fundit etnik në Kosovë ndodhi më 2 dhe 3 shkurt 2000, në veriun e Kosovës kur serbët në koordimin të ngushtë me KFOR-in francez, por edhe me bashkëpunëtorët e saj Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe me Agim Çekun, ndoshta këta të tre të mashtruar, u bë pastrimi etnik i veriut kur nga bandat e MUP- it serb u vranë dhjetëra e u plagosën qindra dhe i dëbuan mbi 15.000 qytetarë civilë shqiptarë nga vatrat, shtëpitë, banesat, e trojet e tyre në veriun e Mitrovicës”, thekson Miftari.

Ai shton se Serbia e ka detyrë shtetërore të sulmon dhe të bëjë propagandë.

E këto sipas tij, i mbështetë Akademia e Shkencave dhe Kisha Ortodokse Serbe.

“Mua nuk do të më befasonte që Serbia të inskenoj dhe të vret edhe qytetarë serbë vetëm që ta fajësoj Kosovën, e cila duhet të armatoset mirë dhe shpejtë, dhe të jetë e gatshme që ta mbron vendin, territorin dhe qytetarët tanë, pa marr parasysh se çka na “këshillojnë” sot miqtë që për ta larguar Serbinë nga bota ruse po e krijojnë ndoshta pa vetëdije “Botën Serbe” e cila nuk ndryshon shumë nga “Bota Ruse”, pasi janë bota të njëjta”, përfundon Naim Miftari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme