Ivanovska: S’mund të hetojnë pronësinë e veturës, mungesa e ligjit pamundëson një gjë të tillë

Nga Komisioni për Anti Korrupsion thonë për Alsat se rregullorja ligjore nuk i mundëson hetim më të madh në rastin e Grubit për shkak se ai automjeti i djegur është në emër tjetër kujt. Biljana Ivanovska thotë ky rast dëshmon nevojën e sjelljes urgjente të Ligjit për rrjedhën e pasurisë, pasi vetë Qeveria dhe shumë ministra dje thanë se automjeti është i Artan Grubit, ndërsa të dhënat zyrtare e flasin të kundërtën.

“Mendoj se është i domosdoshëm sjellja e Ligjit për rrjedhën e pasurisë, e cila qytetarëve do u japë obligim që patjetër ta paraqesin pronën, por jo vetëm pronën por edhe mjetet, respektivisht burimet se si kanë ardhur deri tek ajo pronë. Kjo është kyçe, në rastin konkret, nëse personi në emrin e të cili është regjistruar automjeti në MPB do të kishte obligim të tillë, ndoshta do të mendohej a do të pranonte që në emër të vetë do të regjistronte automjet të cilin ai realisht nuk do të kishte para ta blejë”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme