Aleanca për Shqiptarët “haxhi pishmani” i 20%

Gazetar: Adrian Kerimi

Aleanca për Shqiptarët kauza e të cilës ishte heqja e referencës 20 për qind nga Kushtetuta, duket se së fundi ka hequr dorë nga kjo kërkesë. Disa deklarata të fundit dëshmojnë se eksponentë të këtij subjekti rrihnin gjoksin se pa 20 për qind, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë


“Ne do të japim maksimumin tonë për ta tërhequr 20%. Do të bëjmë çmos për të heq atë nga kushtetuta. Çdo herë bashkëqytetarët tanë na thonë nuk është tani momenti. Kështu ishte 2019 kur u hap kushtetuta edhe atëherë na thanë herën tjetër. Tani është ajo radha…., tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
.

Madje Taravari këmbëngulte se tani është koha të përmirësohet gabimi që u bë në vitin 2019, kur partia aso kohe e udhëhequr nga Ziadin Sela hoqi dorë nga 20 për qind për shkak të anëtarësimit në NATO.


“Ne si ASH do të vazhdojmë të shtyjmë përpara kërkesën tonë për heqjen e 20  për qind e cila mohon identitetin shqiptar dhe të fusim në Kushtetutë gjuhën shqipe. Vlerësoj dhe besoj se tani është momenti që të bëjmë këtë ndryshim”, deklaroi tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Por gjërat duket kanë ndryshuar. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga njëherësh bartës i procesit të ndryshimeve Kushtetuese thotë se për momentin nuk mundet që VMRO-DPMNE-së t’i jepet alibi për të mos i mbështet ndryshimet.


“Kërkesa për heqjen e 20 për qind do të vazhdojë të mbetet e tillë, por ne nuk mund t’i japim luksin VMRO-së që për shkak të 20 për qind të mos e jap mbështetjen e saj,” deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Në këtë arsyetim partia e Taravarit ka vetëm mbështetjen e BDI-së, ndërsa kundërshtohet nga Alternativa dhe Lëvizja Besa. Aleanca për Shqiptarët që nga formimi i saj kishte poentuar me heqjen e 20 për qind nga kushtetuta. Madje më këtë kishte kushtëzuar edhe pjesëmarrjen në Qeveri. Në draft-amendamentet aktuale nuk përfshihet ndërhyrja në Amendamentin 5 të Kushtetutës ku gjuha shqipe përcaktohet si gjuhë të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme