Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka kryer një bastisje në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit, me çrrastë ka privuar nga liria 31 vjeçarin R.S.. Gjatë bastisjes sipas raportit të MPB-së të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, një pushkë automatike, disa plumba për pushkë automatike dhe disa rrënjë kanabis sativa. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi përkatëse. /Alsat.mk