Kënga e re e Luizit për Kiarën lansohet të enjten.
Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli, duket se ka përfunduar xhirimet e projektit të tij të radhës.
Në një njoftim në InstaStory, ai zbulon se kënga e re që ia ka dedikuar Kiarës, do të lansohet ditën e nesërme (e enjte).
Duket se partnerja e tij do të jetë edhe pjesë e videoklipit, i cili u xhirua në qytetin e Beratit.
Tito ndërkohë ka reaguar me një postim në lidhje me këtë projekt duke thënë se ia uron çdo gruaja nga një Luiz në jetën e tyre.
Kjo lë të dëshmohet se ata po vazhdojnë të jenë të lumtur e më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.
“Me ty” ndryshe është kënga e parë që Luizi ia dedikoi Kiarës, në kohën kur ishin në Big Brother VIP Albania 2.
Të njëjtit në natën finale të këtij edicioni kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.