Giuntoli ka gati dhuratën e parë për Juventusin

Operacion 30 milionë euro, Giuntoli ka gati dhuratën e parë për Juventusin.

Zbulohet goditja e parë e Giuntolit te Juventusi.

Kursi i ri i Juventusit nis nga Cristiano Giuntoli. Ish-drejtori sportiv i Napolit mori të njëjtin post në Torino, me synimin për të gjetur kampionë të tjerë dhe sjellë të ardhura në buxhetin e bardhezinjve. Ai nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.

Pas tetë viteve të kaluara në Napoli, të cilat përfunduan me titullin historik të fituar sezonin e kaluar, Giuntoli ndërmerr një aventurë të re në karrierën e tij. Tani për Giuntoli, i lindur në Firence, ish-mbrojtës i Serie D dhe Serie C, është përpara një sfidë e re, ndoshta më e madhja e karrierës së tij: rikthimi i Juventusit në krye të Italisë. Pastaj, edhe në Europë.

Sipas mediave italiane dhurata e parë e Giuntolit për tifozët bardhezi duket se do të jetë qendërmbrojtësi i Nice, Jean-Clair Todibo.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Bonuccit dhe Giuntoli e ka piketuar Todibo-n si përforcimin ideal.

Qendërmbrojtësi francez ka kontratë me Nice deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Juventus do të paguaj 30 milionë euro.

Juventus është në pritje të largimit të Vlahovic dhe me paratë e arkëtuara do të hidhen në sulm për përforcimet e reja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme