Scudetto do të rikthehet në San Siro, Milan transferon bomberin e ri për 30 milionë euro.
Milan i frikshëm në merkato, Rosonerët kanë gati një tjetër goditje të madhe.
Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot tetë përforcime për sezonin e ri.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijnë edhe tre super përforcime, ndërsa sipas SportMediaset, ylli i Bundesligës ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.
SportMediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Benjamin Sesko.
Qendërmbrojtësi slloven shkëlqeu sezonin e shkuar në Bundesligë duke realizuar 18 gola dhe 4 asistime.
Sesko ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro.
Milan pritet të arkëtojë 20 milionë euro nga shitja e Origit dhe Colombos, para të cilat do t’i përdorin për transferimin e Sesko.