Milan i frikshëm në merkato, Rosonerët sigurojnë një tjetër super përforcim.
Pas shumë transferimeve me peshë në këtë merkato vere, Milani tashmë kërkon të përforcojë dhe repartin e mbrojtjes.
Milani kërkon një qendërmbrojtës dhe zgjedhja duket se ka rënë mbi Clement Lenglet.
Francezi 28- vjeçar, në pronësi të Barcelonës dhe i ardhur nga një huazim së fundmi te Tottenham nuk është në planet e Xavi Hernandez.
Njëzet e gjashtë paraqitje në Angli dhe 7 të tjera me një gol në Champions i kanë bindur drejtuesit e “djallit” që ai mund të jetë zgjedhja e duhur.
Një e kaluar edhe te Nantes dhe Sevilla, përpara se Barcelona ta blinte në verën e 2018 për 35 milionë euro, bëjnë që Lenglet të sjellë atë përvojë që Piolit i nevojitet për të bërë rotacionet e duhura në prapavijë.
Ai do të zërë vendin e Matteo Gabias, ndërkohë që Milan do t’i paguaj Barcelonës 10 milionë euro për kartonin e francezit.