Lojtari ka nisur të dorëzohet, Bayerni po e përgatit një tjetër ofertë për Kanen

Bayern Munichu është duke e përgatitur një ofertë të re për Harry Kanen.

Tottenhami i ka refuzuar krejt propozimet e deritashme të gjigantit bavarez dhe përfaqësuesi anglez ka nisur ta humb durimin.

Mediumi britanik “The Telegraph” raporton se futbollisti po e konsideron mundësinë të qëndrojë në Londër pasi ka pritur nën ethe qe dy muaj.

Ndërkohë, “Sky Sport DE” shkruan se kampioni gjerman do ta bëjë tentimin e fundit për sulmuesin e rrezikshëm duke e përmirësuar ofertën për të.

Nëse as këtë radhë Spurs nuk e japin dritën e gjelbër, atëherë sipas të gjitha gjasave lojtari do të qëndrojë në Londër.

Tottenhami i kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e njërit prej sulmuesve më të mirë dhe më të rrezikshëm në futbollin evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme