Neymar lojtari i radhes qe pritet të transferohet në Arabinë Saudite

Neymar do të jetë i përfolur edhe në këtë afat kalimtar.

Ditën e djeshme, sulmuesi brazilian është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germainit, të cilëve u ka komunikuar dëshirën për t’u larguar nga “Parku i Princave” gjatë kësaj vere.

Një rrufe në qiell të hapur dhe një goditje e radhës për parisienët, të cilët mbetën pa Leo Messin e transferuar në Inter Miami dhe me gjasë do të mbesin edhe pa Kylian Mbappen, që ka mbetur jashtë ekipit, me shpresën e transferimit në Real Madrid.

E me largimin eventual të Neymarit, skuadra franceze do ta humbasë komplet treshen e yjeve të sulmit.

Mbrëmë u tha se ish-futbollisti i Santosit dëshiron të rikthehet në Barcelonë.

Por, sipas portalit “footmercato.net”, “O’Ney” një klub nga Arabia Saudite ka hyrë në garë për transferimin e tij.

Bëhet fjalë për një rrogë monstruoze prej 300-400 milionë eurosh.

Ndërkohë, mediat angleze spekulojnë se interesim për 31 vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet e Premierligës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme