Manchester United ka hapur bisedimet për katër marrëveshje të ndryshme gjatë kësaj jave, shkruajnë mediet angleze.
“Djajtë e kuq” synojnë që të arrijnë marrëveshje me West Ham United për shitjen e Harry Maguire dhe Scott McTominay.
Donny van de Beek shihet si mundësi huazimi tek Real Sociedad, ndryshe nga Fred të cilin United e ka vënë në shitje dhe disa klube kanë shprehur interesim për të.
Ndërsa si përforcime, emrat e preferuar mbesin Jean Clair Todibo dhe Sofyan Amrabat.