Arrihet marrëveshja, Tottenham pranon kushtet e Bayernit për Kane.
Harry Kane së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Bayern Munich.
Ky është informacioni i publikuar sot nga David Ornstein, gazetar i ‘The Athletic’, transmeton lajmi.net.
Pas një tërheqjeje të gjatë, skuadra londineze raportohet se i ka thënë ‘po’ Bayern Munich dhe do të pranonte 100 milionë eurot që do të ofronte skuadra bavareze.
Tani, topi është në fushën e Kane. Sulmuesi anglez përfundon kontratën e tij në vitin 2024 dhe do të duhet të vendos në lidhje me të ardhmen e tij.
Paralelisht, rinovimi i tij nuk avancon. Prandaj, fjala e fundit do të jetë ai.