Barcelona merr 120 milionë euro nga leva ekonomike, mund t’i regjistrojë lojtarët.
Është zyrtare. FC Barcelona ka mbyllur tashmë marrëveshjen me Libero Football Finance AG dhe këshilltarët e investimeve private NIPA Capital BV janë bërë partnerë të rinj të Bridgeburg Invest, një markë tregtare e Barça Vision.
Këto të ardhura prej 120 milionë eurosh do të lejojnë regjistrimin e lojtarëve që kanë rinovuar kontratat dhe nënshkrimet e reja.
Klubi prej ditësh po punon për operacionin dhe kishte kohë deri në fillimin e sezonit në La Liga.
Këto mjete do të përdoren për regjistrimin e lojtarëve të rinovuar dhe shtesat e reja, pasi deri më tani klubi kishte mundur të regjistrojë vetëm 13 lojtarë nga e gjithë skuadra.