Kyçyk: Bashkim për ndryshimet kushtetuese

Gazetar: Lluka Andreev

Eurodeputeti Ilhan Qyçyk, i cili është edhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, para fillimit të seancës plenare kushtuar nevojës për hapjen e Kushtetutës, tha se bashkimi në vend është i domosdoshëm për procesin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet nuk janë nën diktat bullgar, por tashmë janë detyrime evropiane.

“Së pari, nuk do të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e BE-së – nuk ka dëshirë as Komisioni Evropian dhe as Këshilli të angazhohen për ndryshimin e rregullave disa muaj para zgjedhjeve evropiane. Rregullat janë të tilla, janë të dakorduara dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Së dyti – nuk do të ketë ofertë më të mirë, sepse kjo është më e mira”, tha Ilhan Qyçyk –  eurodeputet.

Në një intervistë për radion bullgare, Qyçyk shtoi se zgjedhja është unike për politikanët maqedonas.

“Nëse VMRO-DPMNE nuk dëshiron të jetë në anën e evropianizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjësia do të jetë e partisë, por fatkeqësisht kjo do ta ndalë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në një kohë jo shumë të shkurtër”, shtoi Ilhan Qyçyk –  eurodeputet.

Kyçyk shtoi gjithashtu se ka shumë gjasa që Maqedonia të shkëputet nga pakoja me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Që kjo të mos ndodhë, Shkupi duhet të përfundojë procesin e ndryshimeve kushtetuese brenda afateve të shprehura.

Ndryshe, sipas procedurave, kjo e sotmja është vetëm faza e parë nga tre të parapara për ndryshimin e Kushtetutës. Seanca për nevojën e hapjes së Kushtetutës mund të zgjasë maksimumi dhjetë ditë pune. Nëse arrihet shumicë prej dy të tretash, atëherë kalon në fazën e dytë. Pastaj Qeveria duhet të përgatisë tekstin e draft-amendamenteve dhe të dorëzojë arsyetim. Pas kësaj, është planifikuar që teksti të prezantohet në seancë publike, e cila nuk duhet të jetë më e gjatë se 30 ditë. Pasi të përcaktohet draft teksti përfundimtar i amendamenteve, ai do të votohet sërish në seancë plenare, por për këtë do të nevojiten 61 vota. Më pas do të pasonte faza e fundit, e tretë e procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe vendimi përfundimtar për ndryshimin e aktit më të lartë juridik – Kushtetuta, sërish sillet me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me të paktën 80 vota. I gjithë procesi mund të përfundojë në tre muaj e gjysmë dhe të përkojë me përfundimin e fazës së shqyrtimit në fillim të dhjetorit, gjë që shpreson qeveria. Por, autoritetet njoftuan se në rast se nuk do të kenë shumicë prej dy të tretash, do të bindin deputetët e opozitës deri në përfundim të mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, pra deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme