Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se zyrtarë të Sektorit të Punëve të Brendshme kanë arrestuar personin me inicialet S.E, 53 vjeçar nga Shkupi, pas denoncimit të kameramanit të televizionit Alsat së bashku me dy gazetare kanë qenë duke xhiruar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga një dyqan ka dalë një person dhe fizikisht i ka sulmuar. Sipas njoftimit të MPB-së menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet dhe sulmuesi është identifikuar, është ndaluar nga zyrtarët policorë. Pas dokumentimit të rastit MPB-ja thekson se do të ketë kallëzim përkatës. /Alsat.mk