Mexhiti: Takimi e largoi vendin nga fqinjët

Pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq për reagimin e kryeministrit Dimitar Kovacevski ndaj vizitës së Albin Kurti në Çair e Tetovë, ka reaguar një pjesë e opozitës. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në Facebook ka shkruar se Kovaçevski ka hyrë në një aventurë politike, e cila mund të jetë e dëmshme për Maqedoninë.

“Me këtë takim Kovaçevski-Vuçiq, në vend që të jepnin mesazhe të qeta, ata shtynë të kundërtën! Kovaçevski e dëshmoi përuljen ndaj Serbisë, kurse tjetri e përfshiu Maqedoninë në “botën serbe”. “Kjo padyshim e distancon Maqedoninë e Veriut nga fqinjët e tjerë, veçanërisht nga Bullgaria, Kosova dhe BE-ja”, ka shkruar Mexhiti. Ka reaguar edhe nga Lëvizja BESA. Sipas partisë së Bilall Kasamit kryeministri dhe partnerët e koalicionit duhet të distancohen nga politika, siç thonë ata, proserbe dhe antievropiane dhe akuzojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar. “Për një veprim të tillë të Qeverisë apelojmë që presidenti i shtetit të dalë dhe të dënojë akte të tilla, të mos jetë kryetar vetëm i njërës palë, por edhe një herë të tregojë se është president i të gjithë qytetarëve”, ka reaguar BESA. /alsat.mk

MEXHITI: TAKIMI E LARGOI VENDIN NGA FQINJËT

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme