Në festën e prindërve të saj, nuk mungonin as momentet romantike mes Kiarës dhe Luizit.
Kiara Tito para dy ditësh kishte njoftuar se datën e 29 gushtit e ka shumë speciale, pasi prindërit e saj festojnë përvjetorin e tyre.
Në festën e dashurisë ata kanë organizuar një event më njerëzit e zemrës duke gëzuar e festuar deri në orët e para të mëngjesit, shkruan Kosovarja.
Çifti Kiara dhe Luiz shihen të lumtur dhe të dashuruar duke vallëzuar bashkë, ku edhe ishin yjet e asaj mbrëmje.
Kiara dukej shumë elegante e veshur me një fustan të verdhë që i theksonte çdo linjë, kurse Luizi dukej chic me një smoking blu.