Milani raportohet se ka nisur bisedimet për të nënshkruar me Patson Daka.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian është në bisedime me Leicester Cityn për huazimin e sulmuesit për këtë sezon.
“Rossonerët” janë ende në kërkim të një qendërsulmuesi pasi nuk ia dolën të arrijnë marrëveshje për transferimin e Mehdi Taremit nga Porto.
Tani, zyrtarët e Milanit kanë hapur bisedimet me Leicester City për Dakan. Bisedimet thuhet se nisën të enjten mbrëma.
24-vjeçari shënoi katër gola në 30 paraqitje në Premierligë sezonin e kaluar. Ai ende nuk ka bërë debutimin e tij në Championship këtë sezon.
Reprezentuesi i Zambisë me Leicester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.