Ronaldo Sharka mallkon veten pse përkrahu Luizin

“Mu thafshin këmbët, më hëngërt mortja”, Ronaldo Sharka mallkon veten pse përkrahu Luizin.

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, e ka nisur ditën e sotme duke bërë disa postime në “Instastory”, ku tregon disa nga mesazhet dhe komentet që ka marrë së fundmi.

Nga potsimet e ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, kuptohet se personat që i kanë shkruar janë fansa të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Reagimet e shumta, ku disa prej tyre dhe vulgare, erdhën pasi Ronaldo uroi publikisht Megi Pojanin, e cila do të jetë moderatore e edicionit të 5 të “Për’puthen”.

Fansat e Kiarës mendojnë se Sharka e bëri këtë postim për inat të moderatores së njohur, e cila është përfolur shumë si një pretendente për moderimin e emisionit të dashurisë.

Madje një person i ka kujtuar Ronaldos një shprehje që fituesi i “Big Brother VIP 2” ka përdorur për të. Është fjala për “butterfly”, të cilin ndjekësi e shkruan “baderflaiv”.

Moderatori ka nisur duke bërë meme me këtë fjalë, madje jo vetëm kaq, pasi ai e ka vendosur edhe në bio-n e tij në “Instagram”: “Jam baderflaiv”.

Gjithashtu Ronaldo ka postuar një fotografi kur ai ishte biond, koha kur leu flokët si Luiz Ejlli.

“Baderflaiv me flokët biond, që mu thafshin këmbët që më çuan te Sezeri dhe i leva, më hëngërt i mortje më hëngërt”, ka shkruar Sharka në foton në fjalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme