Suprizohet Elvana Gjata: Nuk e prisja kurrë

Elvana Gjata merr një surprizë: Nuk e prisja kurrë.

Elvana Gjata merr një surprizë: Nuk e prisja kurrë…Elvana Gjata ka patur një mëngjes surprizues ditën e sotme dhe e gjitha kjo falë një buqete të bukur me lule.

Këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj surprizën që ka marrë mëngjesin e sotëm, duke shkruar: “Nuk e prisja kurrë këtë buqetë lulesh sot”.

Në postimin pasardhës, artistja e shumë hiteve muzikore, ka zbuluar se kjo buqetë e bukur i ka ardhur nga miku i saj i ngushtë, Ermal Mamaqi.

“Atëherë kur nuk e pret, godet Ermali Mamaqi. Më zbukuroi ditën”, shkruan Elvana sipër fotos së postuar në Instastory.

“Për yllin e filmit, vëllai”, shkruan Ermali në pusullën e dërguar së bashku me lulet.

Përveçse është një këngëtare shumë e suksesshme, Elvana Gjata bëri debutimin e saj si aktore në komedinë e prodhuar nga Ermal Mamaqi, “Dy Gisht Mjalt”.

Këngëtarja korri një sukses të jashtëzakonshëm dhe duket se Ermali nuk heq dorë nga Elvana dhe ka vendosur të sjellë serinë e dytë të “Dy Gisht Mjalt” me aktoren kryesore, këngëtaren e njohur.

Sipas spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, përflitet se përkrah Elvanës do të jetë Romeo Veshaj, i cili është një aktor mjaft i suksesshëm humori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme