Kasami: BDI dhe VMRO-DPMNE funkcionojnë si një parti

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin 360 gradë në Alsat-M, përsëriti qëndrimin se Lëvizja BESA është e gatshme t’ia jep nënshkrimet e deputetëve që LSDM të mund të merr mandatin për formim të qeverisë së re, kurse më pas mund të bisedojnë për kushtet dhe koalicionim të mundshëm.

“Ne si Lëvizja BESA vlerësojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), është njëri ndër dy fajtorët kryesor që Maqedonia është aktualisht në një krizë të thellë, kështu që vlersojmë se nuk e kanë legjitimitetin që të ulemi me ata, e të kemi besim se do t’i qëndrojnë pas ndonjë marrëveshje të arritur. Pra BDI nuk ka potencën e mjaftueshme të vendimmarrjes në këto rrethana kritike…”, – ka theksuar ndër të tjera në këtë emision Kasami.

Tutje Kasami ka thënë se në momente kritike për të mbuluar krimin e tyre funksionarët e partive në pushtet, si ata të BDI-së dhe VMRO-së, mundohen të rikthejnë në skenë konfliktet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, po ashtu këto dy subjekte qeveritare sipas Kasamit, pra BDI dhe VMRO mundohen të riaktualizojnë shpesh edhe një temë kritike e problematike, gjoja për një konflikt të mundshëm në një dimension ndërfetar apo ndër – religjioz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme