Një fotografi e gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, ku ai shihet i rrëzuar në një karrige pasi ishte helmuar, është publikuar nga gazeta malajzeze “The Straits Times”.
Policia e cila është duke hulumtuar rastin e vrasjes së Kim Jong-nam tashmë ka arrestuar katër të dyshuar dhe janë vënë në gjueti të tre të dyshuarve të tjerë të cilët janë agjent të Koresë Veriore.
Koreja Jugore ka akuzuar armiqtë e saj në Korenë Veriore se ka dërguar ekip për të vrarë Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpur të Malajzisë, duke thënë se dy femra vrasëse e kanë helmuar atë dhe më pas kanë ikur me një taksi, transmeton arbresh.
Thuhet se gjysmë vëllait të diktatorit Kim Jong-un do t’i bëhet një autopsi e dytë pasi e para ishte jobindëse.