E papritur: Massara pritet të bëhet drejtor sportiv te gjiganti italian

Massara pritet të bëhet drejtor sportiv te gjiganti italian.

Frederic Massara gati për aventurën e rradhës.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara u largua nga Rosonerët pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Massara u emërua drejtor sportiv te Milani në vitin 2019 dhe sëbashku me Maldinin arritën që ta rikthejnë skuadrën në majat e futbollit italian duke e fituar Scudetton.

Përveç suksesit në Serie A, Milan sezonin e shkuar arriti në gjysmëfinalet e Champions League.

Tani 54-vjeçari është i gatshëm për aventurën e rradhës dhe sipas Calcio Mercato, Massara është pranë emërimit si drejtor sportiv te Roma.

Giallorosët janë të gatshëm t’ia besojnë Massaras rrolin e drejtorit sportiv, pasiqë ka krisje në raportet me Tiago Pinton.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme