Tërhiqet Prespa, banorët i druhen një katastrofe natyrore

Varka e peshkatarit, Vanço Vasilevski, has shpesh tokën kur lundron në liqenin e Prespës, një nga më të vjetrit të Evropës dhe shtëpia e më shumë se 2000 llojeve të peshqve, shpendëve, gjitarëve dhe bimëve.

Kjo është një shenjë e sasisë së madhe të ujit që po humb liqeni.

“Në dy, tre muajt e fundit uji ka rënë 36 centimetra dhe në ditët e fundit ndoshta edhe dy apo tre centimetra”, tha Vasilevski, i cili është në fund të të 60-ave.

“Do të ulet më shumë. Nuk ka shi, nuk ka dimër, nuk ka borë, nuk ka lumenj. Vetëm një lumë hyn në liqen… Kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi natyrore.”

Rënia e nivelit të ujit ka vazhduar gjatë dekadave. Niveli i ujit në Liqenin e Prespës, i cili ndodhet lart në male dhe është 5 milionë vjet i vjetër, tani është më shumë se 8 metra më i ulët se fundi i viteve 1970.

Në një raport të vitit 2022, imazhet satelitore të kapura nga NASA treguan se liqeni kishte humbur 7% të sipërfaqes së tij dhe gjysmën e vëllimit midis vitit 1984 dhe 2020.

Një i ri që banon në zonë, Aleksandar Ilievski, teksa ecën mbi një platformë tregon sesi kur ishte më i vogël, hidhej bashkë me shokët nga aty e drejt e në ujë.

Megjithatë, sot, poshtë këmbëve të tij ka në vend të ujit, tokë dhe është rritur bari.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se disa lloje të kafshëve të egra në liqen janë në rrezik të zhdukjes për shkak të shkatërrimit të habitatit të tyre nëpërmjet praktikave të dëmshme bujqësore, erozionit, mbetjeve të patrajtuara dhe ujërave të zeza.

Çdo rënie e nivelit të ujit mund të ndikojë në liqenin e Ohrit, i cili ndodhet vetëm 10 km larg Prespës dhe që merr rreth një të tretën e ujit prej tij.

Ambientalistët thonë se mungesa e shiut, avullimi dhe përdorimi i tepërt i ujit për ujitje nga të tria vendet që liqeni lag janë arsyet kryesore për humbjen e ujit.

Dragan Arsovski, biolog nga Organizata Joqeveritare në Shkup Shoqëria Gjeologjike Maqedonase, tregon se niveli i liqenit është ngritur dhe ka rënë gjatë shekujve dhe natyra ka mbijetuar. Por sot njerëzit nuk po arrijnë të përshtaten dhe të ndërmarrin veprime.

“Ka disa gjëra kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike globale që ne thjesht nuk mund t’i ndryshojmë dhe duhet të përshtatemi me atë që do të vijë. Disa gjëra ndoshta mund t’i ndryshojmë, si zakonet tona të përditshme”, tha ai.

Përdorimi i pesticideve nga fermerët e frutave ka çuar në rritjen e shpejtë të biomasës që rrezikon speciet endemike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme