Dalipi: Kosova e përkushtuar për stabilitet në Ballkan, Vuçiq tallet me të gjithë të përfshirët në dialog

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka thënë sot se përkushtimi i Kosovës mbetet i fortë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë.

Dalipi në një postim në X shkruan se president serb, Aleksandar Vuçiq po tallet me të gjithë të përfshirët në dialog.

“Përkushtimi i Kosovës mbetet i fortë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë për të nënshkruar dhe pajtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Serbia refuzoi në mënyrë të përsëritur të nënshkruajë marrëveshjen, duke përmendur arsye të ndryshme, duke përfshirë një lëndim të supozuar të dorës nga presidenti i Serbisë. Ai po tallet me të gjithë të përfshirët…!

Kosova me të drejtë kërkon një plan të balancuar të sekuencës për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Serbia rrezikon vlefshmërinë e marrëveshjes duke insistuar në marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe si parakusht…”, shkruan Dalipi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme