Studentët e Drejtësisë do të protestojnë kundër Ligjit për Amnisti

Lëvizja e Studentëve të Drejtësisë ka paralajmëruar protesta kundër propozim-ligjit për Amnisti, të cilin para disa ditëve e promovoi Ministria e Drejtësisë, përcjell KlanM.

“Si studentë të regjistruar në fakultetet juridike në Maqedoni, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj tendencës dhe veprimeve të vazhdueshme që çojnë në shkatërrimin e plotë të sistemit juridik. Maqedonia ka nevojë për një gjeneratë të re, jo të korruptuar juristësh. Por ne kemi frikë se kur ne, si studentë aktualë, të arrijmë pozitat e gjyqtarëve, drejtësia do të bëhet një emër imagjinar. Kupa u derdh nga ndryshimet e reja të shpejta, jo transparente në Kodin Penal. Prandaj nuk mund të heshtim si studentët që vendosën të qëndrojnë në Maqedoni dhe të luftojnë për drejtësi në këtë vend.”, thuhet në kumtesën e studentëve.

Ata ftojnë të gjithë studentët, pedagogët, qytetarët që të hënën në orën 18:00 të protestojnë para Qeverisë./KlanMacedonia

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme