Shkarkohet gati të Mourinho, Roma me trajner të ri.
Lajm bombastik nga Italia, Jose Mourinho bën gati valixhet, trajneri i madh merr drejtimin e Romës.
Roma e ka nisur sezonin e ri në mënyrë katastrofale duke arkëtuar vetëm pesë pikë në gjashtë ndeshje të luajtura.
Edhe përkundër afrimeve të shumta në merkaton e verës, Mourinho nuk ka arritur të bëjë më mirë me skuadrën dhe drejtuesit e Romës kanë filluar të mendojnë për shkarkimin e portugezit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruajtur se Roma ka arritur marrëveshje verbale me Antonio Conten.
Sipas Calciomercato, Roma dhe Conte kanë arritur marrëveshje dhe në rast se rezultatet nuk vijnë, Mourinho do të shkarkohet së shpejti.