Moti për javën e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por që ditën e premte ka tendencë të ketë ulje për 10-15 milibar dhe të krijojë kushte për mundësi që vende-vende të ketë reshje shiu gjatë së shtunës, por kjo situatë meteorologjike nuk do të ndikojë në uljen e vlerave të temperaturave maksimale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe me tej nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme