Të paktën 100 persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në qytetin e Homsit.
Dronët e ngarkuar me eksploziv kishin në cak një ceremoni diplomimi ku morën pjesë familjet e kadetëve dhe në mesin e të vdekurve ishin gra dhe fëmijë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Ushtria fajësoi “grupet terroriste të mbështetura nga forcat e njohura ndërkombëtare”.
Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm nga rebelët dhe xhihadistët që po luftonin kundër qeverisë në luftën civile të vendit.
Sulmi me dron besohet të jetë kryer nga zonat e kontrolluara nga opozita në veri-perëndim të Homsit.
Më vonë, reaguesit e parë nga Helmetat e Bardha raportuan se pesë civilë ishin vrarë në sulmet intensive të artilerisë dhe raketave të qeverisë në disa qytete, qyteza dhe fshatra në bastionin e opozitës në provincën Idlib.