Izrael, turisti amerikan theu statuja mijëravjeçare me arsyetimin se ishin “kundër Tevratit”

Një turist amerikan në Izrael theu statuja 2.000 vjeçare në një muze në Kudsin Perëndimor, duke pretenduar se ato ishin “kundër Torës”, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të zëdhënësit të Policisë së Izraelit, një shtetas amerikan, turist rreth të 40-tave, u kap nga një roje sigurie teksa dëmtonte statujat historike në Muzeun e Izraelit në Kudsin Perëndimor.

Pas hetimeve paraprake u tha se personi në fjalë ka thënë se “ka thyer statujat me arsyetimin se ishin kundër Tevratit” dhe se sot do të sillet në gjykatë për zgjatjen e afatit të paraburgimit.

Policia izraelite shpërndau foto të statujave të thyera dhe shkopit që i dyshuari përdori për të thyer statujat.

Sipas gazetës “Haaretz”, një statujë e Athinës nga periudha romake dhe një statujë mitologjike që daton nga shekulli i tretë u dëmtuan duke u rrëzuar nga vendi ku ishin ekspozuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme