Lëvizja Demokratike propozon mbylljen e kazinove, Grubi vazhdon heshtjen

Lëvizja Demokratike kërkon nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi dhe BDI-ja të thyej heshtjen dhe të tregoj nëse pranon ose jo mbylljen e plotë të kazinove, ashtu si në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Alsat.

Nga ky subjekt thonë se BDI-ja është bërë peng e një njeriu i cili legalizon bixhozin për interesa personale.

“Propozimi ynë është që t’i mbyllim përfundimisht këto vende që nesër. Ne propozojmë mbylljen, ndërsa Artan “kazinoman” me nënshkrimin e tij po hap internet kazino për të fut bixhozin në shtëpitë tona, në çdo shtëpi përmes internetit. Pra ky është dallimi”, tha Jetmir Asani, Lëvizja Demokratike.

Asani vlerëson se arsyetimet e Grubit që me legalizimin e kazinove online do të sigurohen më shumë fonde për kulturë, sport dhe arsim janë të pavërteta.

“Për çdo veprim që e bëjmë, duhet bërë një kros benefit analizë gjithmonë. Ne vlerësojmë se demi i kazinove është shumë më i madh se sa benefiti që mund t’i sjell shtetit”, thotë Jetmir Asani, Lëvizja Demokratike.

Grubi vazhdon të heshtë ndaj akuzave dhe sfidës së kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i cili kërkoi dhe ofroi mbështetje për një zgjidhje ligjore e cila i mbyll plotësisht lojërat e fatit.

Në paraqitjen e tij të fundit, Grubi deklaroi se propozim-Ligji për lojërat e fatit do të miratohet dhe se tenderi për zgjedhjen e kompanive të reja që do të mbikëqyrin dhe zbatojnë lojërat e fatit online nuk do të abrogohet. Ai vlerëson se me ligjin e ri demonopolizohet kjo industri dhe shkatërrohet organizimi ilegal i lojërave të fatit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme