Feminizmi dhe feministet janë të keqkuptuara. Ata duan vetëm barazi gjinore. Kështu thotë Elife Eli Krasniqi, Profesore në Universitetin e Gracit, Ausri, feministë, shkrimtare, antropologe e cila ligjëron për feminizmin në islam. Sipas saj beteja për barazi është e përbashkët me burrat.
Ajo gjithashtu shpjegon se si feminizmi përdoret si strukturë mendimi politik për të shpjeguar edhe situata politike si ajo e sulmit terrorist në Kosovë disa ditë më parë, apo pse Presidenti Vuçiç dhe politika serbe ka ende qasje kolonialiste ndaj Kosovës.
Ligjëruesja në Universitetin e Gracit gjithashtu shpjegon se tek strukturat patriarkale ngatërrohen tradita dhe normat fetare me qëllim të mbajtjes së dominancës prej tyre.
Gjithë këto konstatime ajo i bëri gjatë intervistës tek “Programi 200” që transmetohet në Alsat, të dielën në ora 18.00.