Kletnikov: Shqiptarët duhet të mësohen me faktin se janë pakicë

Eftim Kletnikov nga Manifesti i Maqedonisë, në TV Nova deklaroi se platforma e partive shqiptare është anti-shtetërore. Ai shtoi se platforma e përbashkët godet në kombësinë dhe shtetin maqedonas.

“Platforma e përbashkët godet në sovranitetin e shtetit dhe kombit maqedonas. Shqiptarët duhet ta dijnë se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe pakicave tjera. Duhet të mësohet me faktin se janë pakicë. Ata janë 20%, por edhe këto numra nuk janë të sigurt, për shkak se disa vite me radhë po e shmangin regjistrimin”, deklaroi Kletnikov.
Ai gjithashtu theksoi se platforma e përbashkët është krijuar nga një vend i huaj, ndërsa për Edi Ramën deklaroi se ka dëshirë të sillet si Millosheviqi i ri i Ballkanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme