Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka arritur në Bagdad, në një vizitë të paparalajmëruar.
Vizita e Mattisit vjen një ditë pasi kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka shpallur fazën e dytë të ofensivës për rikthimin e qytetit të Mosulit nga kontrolli i grupit militant Shteti Islamik.
Por, Mattis, me komentet e para në Bagdad, ka bërë përpjekje të qetësojë udhëheqësit irakianë, të tronditur nga propozimet e presidentit amerikan, Donald Trump, të bëra gjatë fushatës, se “do të marrë naftën e Irakut” si kompensim për koston e mbështetjes ushtarake të SHBA-së.
Pas arritjes së tij, Mattis tha se SHBA “nuk është në Irak për të konfiskuar naftën e askujt”./Rel/.