Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka ftuar “të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë të Izraelit në Gaza”, raporton Anadolu.
“Goditja e spitalit ku ndodhen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”, tha Erdoğan.